Schumaker-in e zë makina

26/01/2011 18:10

Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Michael Schumaker, befasoi skuadrën e Mercedesit me pamundësinë e tij për t’u stërtvitur në simulator, ku disa herë i erdhi për të vjellë.

Në lajmin e bërë të ditur nga shtypi gjerman gjatë ditës mësohet se skuadra është duke kërkuar të modifikojë simulatorin, për të zbutur efektin e vibrimeve dhe për të bërë të mundur që të zhduken kështu problemet e Schumaker-it.

Sipas shpjegimit të Mercedesit, nuk është asgjë e rëndë, sepse Schumaker-i është ndierë keq edhe më parë nga simulatori i realitetit. Megjithatë, është e qartë që vitet kanë kaluar edhe për 41-vjeçarin.

Top Channel