Ranieri: Romës nuk i duhen përforcime

26/01/2011 17:00

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, deklaroi se skuadra e tij nuk ka nevojë për përforcime, pasi edhe kështu është një prej më të mirave në botë, në një konferencë për shtyp përpara përballjes së Kupës me Juventusin.

”Juventusi është një skuadër e madhe dhe ashtu si ne është konkurrente për tititullin. Të dyja skuadrat tona kanë fituar nga nëntë herë Kupën e Italisë dhe duan të vazhdojnë përpara. Nuk ndihemi të shqetësuar, mes klubeve ekziston vetëm respekt”, deklaroi numri një në stolin e verdhekuqve.

Në lidhje me ndryshimet e pritshme në presidencën e klubit dhe çështjen e merkatos, Ranieri deklaroi: “Unë bëj më të mirën me skuadrën që kam. Nuk mendoj se kemi nevojë për përforcime në ndonjë sektor, pasi jemi ndër më të mirët në botë edhe kështu. Presidenti? Shpresoj vetëm që kush të mbërrijë të vazhdojë punën e mirë të bërë nga Rosella Sensi”.

Top Channel