Inter kalon Napolin me 11-metërsha

26/01/2011 23:50

Interi kalon me anë të 11-metërshave Napolin në ndeshjen tjetër cerekfinale të Kupës së Italisë.

Edhe pse zikaltrit patën disa raste për shënim, 90 minutat e më pas 120 u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0. Në gjuajtet e 11-metërshave gabon Laveci për napolitanët, ndërkohë që 5 të përzgjedhurit e Leonardos bëjnë detyrën duke i shënuar penalltitë e tyre e duke kaluar për në gjysmëfinale.

Në gjysmë finale Interi do të përballet me fituesin e ciftit Juventus-Roma i cili luajnë të enjten në mbrëmje.

Top Channel