Dygolësh nga Pato, Milani kalon Sampdorian

26/01/2011 19:40

Milani mposhti 2-1 Sampdorian në transfertë, në një ndeshje që përfundoi disa minuta më parë dhe do të përballet me Palermon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Dy gola të shpejtë nga Pato, në minutat 17’ dhe 22’ mjaftuan për kuqezinjtë që të arrinin fitoren. I shkëlqyer Urby Emanuelson në debutimin e tij, autor i të dy asistve që çuan në golat e brazilianit.

Guberti shkurtoi diferencën në fillimin e pjesës së dytë, por pavarësisht se luante me shumë rezerva, Milani mundi të mbante avantazhin deri në fund.

Antonio Cassano luajti 12 minuta kundër ish-skuadrës së tij të vjetër. Presidenti i Sampdoria-s, Garrone, nuk pranoi ta përshëndeste. Banderola kundër milanistit ishin prezente dhe vërshëllima u dëgjuan kur prekte topin.

Top Channel