Behrami tranferohet tek Fiorentina

26/01/2011 16:35

Futbollisti zviceran me origjinë kosovare, Valon Behrami, është shndërruar në futbollistin e ri të Fiorentinës, u bë e ditur gjatë pasdites në faqen e internetit të klubit vjollcë.

”Fiorentina është e lumtur të zyrtarizojë blerjen e kartonit të Valon Behrami-t prej West Hamit”, mund të lexohej në komunikatë.

Ndërkohë, përsësi nga lëvizjet e fundit të merkatos, mësohet se italiani Camoranesi ka prishur kontratën me klubun e Shtuttgartit në Gjermani. Qëllimi i tij është që të përfundojë karrierën në Argjentinë.

Top Channel