Wozniacki vazhdon rrugën drejt finales

25/01/2011 16:15

Numri një në botë në tenisin femëror, Caroline Wozniacki, rikuperoi një set ndaj italianes Francesca Schiavone, përpara se të siguronte vendin e saj në gjysmëfinalet e Australian Open, në ndeshjen e luajtur gjatë mëngjesit, me orën shqiptare.

Schiavone, të cilës iu nevojit një rekord prej katër orësh e 44 minutash për të mposhtur Svetlana Kuznetsova-n në raundin paraardhës, iu afrua një tjetër fitoreje befasuese.

Megjithatë, danezja ktheu fatin e ndeshjes me fitimin e pesë gejmeve radhazi në setin e dytë, për të fituar në total 3-6, 6-3, 6-3. Ajo do të diskutojë një vend në finale me kinezen Li Na.

Top Channel