Semenya: Mos më quani më mashkull

25/01/2011 20:40

Në intevistën e saj të parë që prej nënshtrimit të testimit për verifikimin e seksit, atletja afrikanojugore Caster Semenya, u shpreh e pashqetësuar nga të gjithë spekulimet që e kanë rrethuar në vitet e fundit.

”Nuk e shoh si ndonjë shqetësim atë që të tjerët thonë për mua. Unë e di se kush jam. E di që jam femër dhe kaq më mjafton. Qënia e dytë që mund të më gjykojë është Zoti”, deklaroi Semenya.

Kampione e botës në 800 metra, medalja e artë e 20-vjeçares është e shumëdebatuar, për shkak të paqartësisë së gjinisë së saj. Duke folur në “BBC Newsnight”, ajo kundështoi me forcë edhe spekulimet për mundësinë e vënies si kusht për t’iu rikthyer garave, një ndërhyrje që do të theksojë gjininë e saj femërore.

Sipas Semenya-s, e vetmja gjë për të cilën mendon është titulli olimpik në Londër 2012. “Është e rëndësishme që të mbetesh optimist në mënyrën e të menduarit. Unë mendoj pozitivisht për të ardhmen. Nëse do t’i thoja vetes që duan të më shkatërrojnë, atëherë nuk do të mundesha të ngrihesha nga krevati”.

Top Channel