Schumacher, probleme me simulatorin

25/01/2011 14:50

Michael Schumacher ka probleme në përgatitjen e garave.

Sipas burimeve të Mercedes, “Kaiseri” ka marrje mendsh. Kjo vjen si pasojë e rrëzimit nga motorri në 11 shkurt të vitit 2009.

“Është një marrje mendsh që i sjell edhe të vjella kur provon në simulator. Në këtë mënyrë nuk është në gjëndje që të provojë pistat e reja në simulator dhe kjo e pengon përshtatjen e tij me këto pista. Michael e nis njohjen e pistës të premten, ndërsa Nico Rosberg (shoku i skuderisë) ka avantazhin e simulatorit gjatë gjithë javës”, shprehet burimi.

Mbase për këtë arsye Rosberg nuk e ka frikë konkurrencën e 7 herë kampionit të botës.

“Do të jemi afër dhe mbase Schumacher do të arrijë rezultate më të mira, por kurrsesi nuk do mundet të më lërë në hije”, ka deklaruar Rosberg.

Top Channel