Leonardo: Luis Fabiano-n e kam dobësi

25/01/2011 16:20

Trajneri i Inter-it, Leonardo, pranoi mundësinë e veprimit të zikaltërve në merkato, në të njëjtën kohë që preku edhe çështje të tjera të aktualitetit si Kupa e Italisë, humbja e fundit apo të dëmtuarit.

Kupa e Italisë – “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ajo me Napoli-n, një skuadër që është në formë dhe që do të luajë në stadiumin e saj. Do të përpiqem të vendos në fushë një skuadër të aftë për të fituar, por është e qartë që disa persona mund të qëndrojnë pushim, pasi nuk mund të luhet çdo tre ditë”.

Përforcimet – “Të zgjedhësh një futbollist që është në gjendje të integrohet shpejt dhe të bëjë diferencën në janar është e vështirë, por ne shohim më vëmendje situatën. Ganso? Fatkeqësisht, për momentin është i dëmtuar. Luis Fabiano? Më pëlqen shumë, por nuk është e thënë që do të mbërrijë. Ne jemi të bindur që me të gjithë lojtarët në dispozicion, nuk kemi nevojë për përforcime”.

Humbja në Udine – “Është e rëndësishme që të ruash një vazhdimësi rezultatesh. Kjo nuk do të thotë që të mos humbësh asnjëherë, por atëherë kur diçka e tillë ndodh, duhet të rikthehet e të fitosh në ndeshjen e radhës. Në Udine humbëm, por kjo nuk ndryshon rrugën dhe as objektivat tanë”.

Të dëmtuarit – “Milito ka patur disa shqetësime, por asgjë serioze. Shoh sinjale pozitive edhe nga Snajder, i cili është pranë rikthimit, ashtu si Julio Cesar. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk do të rrezikohet ndaj Palermo-s, në javën e ardhshme në kampionat”.

Top Channel