Inter-i në pistat Pazzini-Matri

25/01/2011 21:20

Skuadra e Inter-it është në kërkimin e një sulmuesi nga kjo merkato e janarit dhe lajmin e konfirmoi vetë pronari i klubit, Massimo Moratti. I pyetur nga mediat për golashënuesin Giampaolo Pazzini, ai tha:

”Është një futbollist interesant, të cilin po e ndjekin disa skuadra. Nuk e dimë nëse mund ta blejmë, por po shikojmë nëse ka ndonjë mundësi për ta bërë këtë”, deklaroi Moratti.

”Matri? Mbetet një ide e mirë. Luis Fabiano? Siç ka shpjeguar Leonardo, situata është e ndryshme nga dy vite më parë. Sanchez? Siç u pa të dielën, është një futbollist shumë i fortë, por bëhet fjalë për një projekt të së ardhmes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA