Adebayor zyrtarizohet tek Real-i

25/01/2011 21:15

Sulmuesi togolez, Emmanuel Adebayor, është shndërruar në futbollistin e ri të Real Madridit, pasi madrilenët arritën një marrëveshje me Manchester City-n, raportoi e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Togolezi mbërrin në formë huazimi deri në fundin e sezonit, por Reali ka të drejtë të ushtrojë mundësinë e blerjes së tij nëse do të dëshirojë. Aktualisht, klubit anglez i shkojnë dy milion euro, ndërsa e drejta e blerjes është parashikuar për 14 milion.

Në “City of Manchester” nuk kishte mbetur më vend për afrikanin, pas blerjes së boshnjakut Dzeko. Adebayor mund të regjistrohet në Champions League, pasi City ishte pjesëmarrës vetëm në Europa League.

Top Channel