Zvonareva vazhdon marshimin në Melburn

24/01/2011 17:35

Tenistja ruse, Vera Zvonareva, konfirmoi statusin e saj si kandidate kryesore për suksesin në Australian Open, duke u kualifikuar pa vështirësi midis tetë më të mirave, pasi mposhti çeken Iveta Benesiva 6-4, 6-1.

Finaliste një vit më parë në Grand Slemet e Australisë dhe SHBA-së, Benesova mundi të përballonte disi dominimin e ruses vetëm gjatë setit të parë. Në çerekfinale, ajo do të përballet me një tjetër çeke, Petra Kvetova, e cila fitoi më parë gjatë ditës ndaj italianes Flavia Pennetta 3-6, 6-3, 6-3.

Top Channel