Krizë dëmtimesh tek Milan-i

24/01/2011 17:55

Milan-i thelloi kryesimin e tij në Serinë A pas fitores së mbrëmshme me Cesena-n (2-0), por javët që do të vijnë do të jenë veçanërisht të vështira, për një skuadër të goditur rëndë nga kriza e dëmtimeve.

Ndonëse në përballjen ndaj skuadrës së Bogdani-t, kuqezinjve i mungonin pesë mesfushorë, tani lista zgjerohet edhe me Nesta, Seedorf e Gattusso-n. Qendërmbrojtësi dëmtoi dorën dhe një ndërhyrje kirurgjikale duhet të ndërmerret.

Duhet të kalojnë 3-4 javë që Nesta të rikthehet të luajë me një strukturë mbrojtëse. Gattuso dhe Seedorf kanë pësuar të dy dëmtime muskulore. Ata gjithashtu do të qëndrojnë jashtë fushave për një periudhë të ngjashme.

Në këto kushte, lajmi i vetëm i mirë është që treshja duhet të jetë rikuperuar deri në javën e tretë të shkurtit, kur kuqezinjtë do të përballen në Champions League me Tottenham-in.

Top Channel