Udineze ndal hovin e Interit

23/01/2011 17:00

Udineze i ka dhënë fund serisë së rezultateve pozitive të Interit të Leonardos. Friulianët fituan në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-1 ndaj zikaltërve.

Të parët që do të shënonin ishin miqtë, të cilët gjetë rrjetën më anë të Stankovic në minutën e 16. Por në harkon kohor të pesë minutave, Udineze barazon dhe kalon në avantazh, fillimisht në minutën e 21 me mbrojtësin Zapata e më pas më Di Natalen që ekzekuton më së miri një goditje dënimi. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Inter përpiqet të dalë më shpesh, por gjithësesi ata që janë më të rrezikshëm para portës janë vendasit, që pikërisht në një dalje të tillë shënojnë edhe golin e tretë në minutën e 69 me anë të Domizin. Ky gol vulos rezultatin e këtij takimi.

Ndërkohë, Juventus vazhdon të humbasë terren ndaj kryesuesve. Këtë radhë, bardhezinjtë nuk kanë arritur do më shumë se një barazim pa gola me Sampdorian.

Ditë e keqe edhe për Lacion. Bardhekaltërit janë mundur 3-1 nga Bolonja në një ndeshje të tensionur e të shoqëruar me 2 kartona të kuq, nga një për secilën skuadër. Ndërkohë që Napoli ka mundur në transfertë Barin me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në 40 pikë, një më pak se Milani që luan në mbremjë ndaj Cezenës.

Kievo- Xhenoa u mbyll në barazim 0-0, ndërsa Fiorentina-Lece në 1-1.

Pas këtyre ndeshjeve, Milan vazhdon të mbajë kryesimin me 41 pikë, i ndjekur nga Napoli me 40, Roma 38, Lacio 37, Inter e Juventus me nga 35 pikë.

Top Channel