Barcelona vazhdon serinë e fitoreve

23/01/2011 08:30

Me gola të Pedro, Messi (me 11-metërsh) dhe Iniesta, Barcelona mund Racing Santander në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spajnoll.

Ishte një ndeshje e lehtë për kampionët në fuqi të Spanjës të cilët fituan 3-0 pa u sforcuar, kjo edhe falë golit që në minutën e dytë të takimit të Pedro Rodriguez.

Në ndeshjet e tjera të luajtura dje për javën e 20-të, Sevilla mundi 4-1 Levanten dhe Valencia fitoi 4-3 ndaj Malaga.

 

Top Channel