Botërori 2026/ Sipas vendit dhe kuvendi, Zaire-Emery është 20 vjeç, i ndalohet hyrja në barin e hotelit
Tenistja amerikane, Venus Williams, u tërhoq nga Grand Slemi i Australisë, në atë që është ndeshja e parë e braktisur prej saj në 294 takime ose shtatë vjet, raportoi sportivja spanjolle “Marca”.
Përballë rivales Petkovic, Venus u tërhoq pas vetëm një minute loje, duke bërë që të gjithë të pranishmit të mallkonin fatin e tyre të keq për biletat që blenë. Nga ana e saj, rusja fitoi me një rezultat të pazakontë në tenis, 1-0.
Amerikania pësoi një tërheqje në ndeshjen e raundit paraardhës, por tha se dëshironte të provonte një herë të luante. Ndonëse nuk ia doli mbanë, 30-vjeçarja ka theksuar se nuk e ka menduar kurrë ndonjëherë tërheqjen përfundimtare nga tenisi.
Top Channel