Van Nistelrooy, shumë pranë Real-it

22/01/2011 10:00

Rikthimi i Ruud van Nistelrooy-t tek Real Madrid-i është vetëm çështje orësh, raportoi mëngjesin e sotëm e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Marrëveshja me holandezin është e plotë, ndërsa me klubin e tij të Hamburg-ut janë duke u zhvilluar bisedimet e fundit, përpara se të lejohet tranferimi.

Ndonëse madrilenët kërkojnë një sulmues për vetëm gjashtë muaj, pasi Higuain mbylli sezonin, veteranit 34-vjeçar mund t’i ofrohet një kontatë prej 18 muajsh, ndërsa skuadrës gjermane do t’i shkojnë 1,5 milion euro.

Top Channel