Mazzari: Napoli nuk i ka frikë lartësitë

22/01/2011 12:40

Trajneri i Napoli-t, Walter Mazzari, karikoi tifozët e skuadrës së tij me optimizëm, me një deklaratë shumë entuziaste përpara përballjes me Bari-n në kampionat.

”Një ekuilibër kaq i madh si ky i këtij viti nuk ka ekzistuar kurrë më parë në kampionatin italian”, deklaroi Mazzari. “Është një gjë shumë e mirë për futbollin italian. Përsa i përket klubit tim, mund t’iu siguroj vetëm se këtu askush nuk vuan nga lartësitë”.

Për skuadër, transferta në Bari do të jetë prova e radhës e pjekurisë. “Nuk ka asnjëherë ndeshje të thjeshta dhe mjafton të shikosh se sa vuajti Juventus-i në javën e fundit për të mundur Bari-n për ta kuptuar. Kur do të zbresim në fushë nuk do të shikojmë klasifikimin, por do të përpiqemi të bëjmë vetëm më të mirën tonë për të fituar”.

Në sfidën që do të luhet nesër në drekë rikthehet pas pezullimit Hamsik, ndërsa Mazzari duhet të zgjedhë midis Dossena-s dhe Zuniga-s për krahun e majtë të mbrojtjes.

Top Channel