Krasic: Juventus-i, ëndrra e jetës sime

21/01/2011 11:35

Mesfushori i Juventus-it, Milos Krasic, deklaroi në një intervistë për “Corriere dello Sport” se të luajë me bardhezinjtë ka qenë ëndrra e fëmijërisë së tij.

I lindur në Novi Sad, Krasic shpjegoi se gjente gjithmonë kohën të shikonte ndeshjet e Juve-s kur ishte fëmijë, edhe atëherë kur qyteti ishte nën bombardimin e NATO-s apo ankthin e luftrave të tjera.

”U bëra me Juventus-in në moshën 11-vjeçare, kur Vladimir Jugovic, futbollisti serb që ka fituar më shumë se të gjithë, kaloi në këtë ekip. Për mua ai ishte një idhull, edhe pse lojtari që adhuroja më shumë ishte Predgrag Mijatovic-i”, deklaroi mesfushori.

”Pastaj tek Juventus-i mbërriti Zoran Mirkovic e Darko Kovacevic. Me sa duket, ishte e shkruar që edhe unë do të luaja një ditë për këtë klub. Stankovic dëshironte të më merrte tek Inter-i.

Nuk e di nëse kishte një ofertë konkrete prej tyre, por sapo dëgjova për interesimin e Juventus-it, vendimi im ishte marrë dhe nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër.

Top Channel