Bonucci: Nuk heqim dorë nga titulli

21/01/2011 10:35

Mbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonucci, nuk ka humbur shpresat për të fituar titullin kampion që në sezonin e tij të parë në skuadër, pavarësisht shkëputjes që ekziston me kryesuesit e Milan-it.

”Ndaj Sampdoria-s është shumë e rëndësishme që të fitojmë, pasi duhet të fillojmë menjëherë të ngushtojmë diferencën me Milan-in, nëse duam të fitojmë titullin. Duam të krijojmë një seri të suksesshme, në mënyrë që fitorja ndaj Inter-it në 13 shkurt të na rikthejë në luftë për titull”, deklaroi Bonucci.

Përsa i përket dyshes së tij me Chiellini-n, ish-barez shtoi: “Në një shkallë 1-10, ne kuptohemi 7-8. Mund të përmirësohemi ende si dyshe. Për mua, viti 2010 ishte shumë pozitiv. Mbërrita tek Juventus-i, u grumbullova në kombëtare dhe u përfshiva në skuadrën e ëndrrave të UEFA-s”.

Top Channel