Allegri: Rikthehemi tek fitorja në kampionat

21/01/2011 10:15

Trajneri i Milan-it, Massimiliano Allegri, u shpreh shumë i kënaqur pas fitores me Bari-n në Kupën e Italisë dhe veçoi paraqitjen e parë të Cassano-s si titular.

”Mendoja se ishte më keq përsa i përket gjendjes fizike, ndërsa ai vrapoi, u sakrifikua për skuadrën dhe u kombinua mirë me Ibrahimovic e Robinho-n”, deklaroi Allegri, që e cilësoi si “asgjë shqetësuese” dëmtimin e Pirlo-s.

Ndeshja e ardhshme do të jetë ajo e kampionatit, kundër Cesena-s. “E dimë që të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira, e pamë këtë edhe kundër Lecce-s, ku u ndëshkuam në një rast të vetëm mungese vëmendjeje. Pas fitores në Kupë është e rëndësishme të rikthehemi fitues edhe në kampionat”.

Top Channel