Real-i mohon problemet me Mourinho-s

20/01/2011 20:15

Real Madrid-i hodhi poshtë të gjithë spekulimet për një divorc të mundshëm me trajnerin Jose Mourinho, në një deklaratë të drejtorit të përgjithshëm Jorge Valdano, i cili ritheksoi se raportet janë të shkëlqyera.

”Nuk kam asnjë problem me Mourinho-n. Personalisht kam një raport të shkëlqyer me të, ashtu siç e ka edhe presidenti Florentino Perez”, deklaroi Valdano.

Argjentinasi u shpreh i pakënaqur pas barazimit në kampionat me Almeira-n e vendit të fundit, por sipas tij deklarata u keqkuptua. “Nuk e kuptoj se nga u nxorrën ato përfundime që me Mourinho-n kam një raport të keq. Unë thashë vetëm që rezultati me Almeria-n nuk ishte i mirë dhe kjo është e qartë për të gjithë”.

Top Channel