Prandelli: Cassano nuk do të gabojë më

20/01/2011 19:50

Trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, është i sigurt se Antonio Cassano nuk do të gabojë përsëri, duke shfaqur karakterin e tij shpërthyes edhe tek Milan-i.

”Cassano ndien një përgjegjësi të madhe pasi është duke pritur një fëmijë. Tani që do të ketë një familje pas tij, plus edhe faktorin e një klubi të madh, jam i sigurt se ai nuk do të gabojë më”, deklaroi Prandelli.

”Gjatë largimit të tij nga Sampdoria e telefonova dhe i shpreha mbështetjen time. Më vjen në mënyrë të natyrshme, por sa herë që të gjithë vihen kundër dikujt, më vjen e natyrshme që të dal në mbrojtjen e tij.

Përsa kohë nuk kishte një skuadër, nuk mund ta grumbulloja, por tani që po luan jam duke e ndjekur me kujdes dhe nëse vazhdon të bëjë një punë të mirë do të rikthehet në kombëtare në ndeshjen tonë të ardhshme”.

Top Channel