
Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nesër është dita e popullit, pasi ai nuk mund të gënjehet më. Opozita do të jetë në krah të popullit për të sjellë demokracinë. Qeveria duhet të tërhiqet dhe të caktohet një datë për zgjedhje të parakohshme”, është shprehur Ngjela.
“Edhe në Budapest dhe Tiranë kur janë ngritur kundër tiranisë, banda e kanë quajtur opozitën”, theksoi ai.
Edhe kryetari i G99-s, Ervin Mete ka akuzuar qeverinë se po mbron korrupsionin dhe po largon Shqipërinë nga rruga e saj drejt integrimit në BE.
“Shqiptarët janë të rrezikuar nga kryeministri Sali Berisha. Qeveria e Berishës po mbron korrupsionin dhe po na largon nga rruga e integrimit në Evropë”, është shprehur ai.
“Të gjithë të jemi në demonstratën e 21 janarit në Tiranë”, ka theksuar Mete.
Top Channel