Nadal kalon lehtësisht raundin e tretë

20/01/2011 20:50

Numri një në botë i tenisit mashkullor, Rafael Nadal, kaloi me lehtësi raundin e tretë dhe do të përballet në 1/16 me talentin 18-vjeçar australian, Bernard Tomic.

Spanjolli mposhti në vetëm 102 minuta kundërshtarin Sweeting, me rezultatin përfundimar 6-2, 6-1, 6-1. Ndonëse shërbimi nuk ka qenë ndër pikat e forta të Nadal-it, ai tregoi se është përmirësuar dukshëm në këtë aspekt, duke shërbyer vazhdimisht topa me mbi 200 km/h.

Rafa bëri të ditur pas ndeshjes se nuk kishte qenë në formën më të mirë, pasi kishte qëndruar zgjuar deri natën vonë, për të parë përballjen maratonë midis Federer e Simon, ku zvicerani fitoi me vështirësi.

Top Channel