Moratti: I kënaqur nga Inter

20/01/2011 13:10

Massimo Moratti, presidenti i Interit, komenton i kënaqur fitoren e djeshme të Inter ndaj Cesena me rezultatin 3-2.

“Jam i kënaqur për fitoren dhe për pjesën e parë shumë të mirë. Ndeshja e djeshme tregoi që nuk kemi harruar të fitojmë duke vuajtur”, deklaroi Moratti.

Më tej, shtoi: “Pasi rezultati shkoi 2-0 ra paksa përqendrimi tek lojtarët, por është diçka që mund të ndodhë.”

Top Channel