Clooney sëmuret nga malarja
20/01/2011 21:30
Aktori hollivudian George Clooney është sëmurur me malarje gjatë vizitës së tij në Sudan, bëri të ditur vetë aktori, në një intervistë të dhënë sot në një television amerikan.
Clooney ndodhej në vendin afrikan për të mbështetur referendumin që mund të ndajë Sudanin në dy shtete. “Mesa duket, kam fansa edhe midis mushkonjave që mbartin malarjen, por nuk e konsideroj këtë si një sulm të presidentit al-Bashir”, tha me humor aktori.
Top Channel