Sammer afron Van Nistelrooy-in me Real-in

19/01/2011 18:25

Mbërritja e pritur e Mathias Sammer në stolin e Hamburg-ut pritet që të luajë një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e holandezit Van Nistelrooy tek Real Madrid-i.

Trajneri aktual, Bastian Reinhardt i ka orët e numëruara sipas gazetave gjermane. Ai do të zëvendësohet shumë shpejt nga Sammer, i cili ka një mendim krejëtsisht të ndryshëm prej tij rreth 34-vjeçarit.

Nëse për Reinhart holandezi është një pjesë kyçe e skuadrës, Sammer do të ishte i lumtur ta lejonte të largohej, si pjesë e strategjisë së tij për të ndërtuar një skuadër të mbushur me futbollistë të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA