Minogue, e përhumbur në dashuri
19/01/2011 17:05
Këngëtarja australiane Danni Minogue mund të mos ketë mësuar se sa përfundoi rezultati i ndeshjes së tenisit që po ndiqte në Grand Slemin e Australisë, ndërsa shumicë e kohës qëndroi me kokën e kthyer nga i dashuri i saj Cris Smith.
Të pranishëm në tribunë, çifti u pa shumicën e kohës duke u puthur, duke u prekur apo duke mos i kushtuar aspak rëndësi ndeshjes që po zhvillohej.
Me sa duket, 39-vjeçarja ndihet aq e dashuruar, sa që asgjë tjetër në botë nuk i intereson.
Top Channel