Kristen Stewart në kopertinën e ‘Vogue’
19/01/2011 11:10
Konsiderohet si një nga bukuroshet e reja të Hollywood-it, por Kristen Stewart thotë se është shumë e thjeshtë në shpirt.
Protagonistja e sagës së filmave ‘Twilight’ tregon për revistën ‘Vogue’ se i pëlqen të shohë në televizor recetat e gatimit dhe më pas të gatuajë për rrethin e saj të ngushtë të miqve.
Përsa i përket famës së saj, Stewart shprehet: “Nuk mund të shkoj në supermarket. Nuk mund të dal shpesh për shëtitje. Më mungon të qënit një vajzë e zakonshme, por kam zgjedhur këtë profesion dhe këto gjëra duhen pranuar.”
Top Channel