Interi, fitore e vështirë me Cezenën

19/01/2011 22:40

Inter fitoi ndaj Cezenës me rezultatin 3-2 në takimin e prapambetur të javës së 16 të kampionatit italian.

Kampionët e Italisë, vuajtën përballë skuadrës modeste, në të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, që shënoi një supergol në këtë sfidë, atë të shkurtimit të rezultatit në 2-1 në minutën e 23 të takimit. 6 minuta më vonë shënoi edhe Gicharini që coi në 2-2 rezultatin për pjesën e parë. Më herët për Interin kishte shënuar Eto’o dhe Milito, përkatësisht në minutat e 14 dhe të 15.

Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë Chivu shënon golin që rikthen zikaltërit në avantazh dhe u siguron atyre trepikëshin që i ngjit në kuotën e 35 pikëve, 6 më pak se Milani kryesues, por që ka një ndeshje më shumë.

Top Channel