Federer-i i afrohet shumë eliminimit

19/01/2011 17:50

Tenisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave, Roger Federer, i shkoi shumë pranë eliminimit surprizë në raundin e dytë të Grand Slemit të Australisë, në një ndeshje të fituar në pesë sete ndaj francezit Gilles Simon.

Simon konsiderohet si një mace e zezë për zviceranin, që nuk e kishte mposhtur asnjëherë më parë. Megjithatë, ndeshja filloi e lehrtë për numrin dy në botë, që fitoi dy setet e para 6-3, 6-3.

Tenisti francez u përgjigj shkëlqyeshëm dhe fitoi setin e tretë dhe të katërt me rezultatin 6-4. Federer shfrytëzoi shërbimin e tij të fuqishëm në setin përcaktues, për të fituar 6-3, në një ndeshje maratonë që zgjati 193 minuta.

”E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe nuk mendoj se luajta keq në dy sete që humba, por problemi ishte që Simon vinte gjithmonë e duke u përmirësuar gjatë ndeshjes”, tha Roger pas takimit. Në raundin e tretë, ai do të përballet me rivalin Malisse.

Top Channel