Balotelli afrohet më shumë me Milan-in

19/01/2011 21:15

Mundësitë e kalimit të Mario Balotelli-t tek Milan-i gjatë verës rriten edhe më shumë, pasi Manchester City është pranë blerjes së pasardhësit të italianit, talentit belg Romelu Lukaku.

Sipas shtypit anglez është gjetur një marrëveshje me Anderlecht, mbi bazën e 30 milion eurove, për transferimin e futbollistit të ndjekur nga shumë klube të rëndësishme në kontinent.

E gjithë kjo histori mund të ketë një efekt domino në merkato. Ajo do të afrojë Balotelli-n me Milan-in, në të njëjtën kohë që bëhet gjithmonë e më reale edhe mundësia e kalimit të Pato-s tek Chelsea.

Top Channel