Ronaldo: Duhet të fitojmë patjetër

18/01/2011 10:30

Sulmuesi i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “Marca”, deklaroi se skuadra e tij është e detyruar të kërkojë titullin kampion.

”Nuk mund të kalojmë një vit tjetër pa fituar asgjë”, tha portugezi. “Një klub si Real Madrid-i, nuk mund të qëndrojë dy vjet pa asnjë trofe. Edhe pse Barcelona është shumë e fortë, ne kemi besim në shanset tona për fitore”.

Real-i përfundoi fazën e parë të kampionatit spanjoll në vendin e dytë, katër pikë pas katalanasve.

Top Channel