Roberto Carlos vazhdon të mahnisë

18/01/2011 11:50

38-vjeçari Roberto Carlos vazhdon të magjepsë në fushat e futbollit, këtë radhë me një gol të drejtëpërdrejtë nga goditja e këndit, në një ndeshje të zhvilluar mbrëmë në kampionatin brazilian.

Ish-futbollisti i Real Madrid-it, Inter-it dhe Fenerbahce-s, aktualisht në radhët e gjigantëve brazilianë të Corinthias-it befasoi kundërshtarët e Portugesës, me efektin e gjuajtjes së tij të jashtëzakonshme.

Topi i goditur me pjesën e jashtme të këmbës morri një hark të tillë, që nxorri nga trajektorja portierin dhe mbrojtësit, duke përfunduar drejt e në rrjetë.

Top Channel