NBA, tifozi rreh maskotën

18/01/2011 14:25

Një ngjarje e rrallë ndodhi në një ndeshje të zhvilluar mbrëmë në NBA, kur një tifoz dhe maskota u bënë protagonistë të ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes, pasi një zënkë mes tyre kërkoi ndërhyrjen e lojtarëve për t’i ndarë.

Në përballjen midis Utah Jazz dhe Cleveland Cavaliers, ariu i verdhë, simbol i skuadrës vendase, u ul midis tifozëve të Cavaliers me pankartën: “Unë jam një dështak”.

Ndonëse fillimish askush nuk reagoi, një tifoz i nxehur goditi maskotën disa minuta më vonë. Përleshja e tyre përfundoi deri në parketin e lojës, ku lojtarët shpejtuan t’i ndanin.

Për kronikë, Cavaliers fituan përballjen me rezultatin 121-99.

Top Channel