Nadal, në raundin e dytë pa djersitur

18/01/2011 10:45

Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, kaloi në raundin e dytë të Australian Open pa djersitur, pas dëmtimit të rivalit të tij Marcos Daniel.

Numri 93 në botë u tërhoq në raundin e dytë në Melbourne Park, pas 46 minutash lojë. Deri në atë moment, ndeshja nuk kishte asnjë histori dhe Nadal kryesonte 6-0, 5-0.

Rivali i spanjollit në raundin e dytë të Grand Slemit të parë të vitit do të jetë Ryan Sweeting, një i panjohur që renditet i 116-ti në renditjen e ATP-së.

Top Channel