Juventus, merkato është në kaos

18/01/2011 11:40

Mungesa e një strategjie të qartë nga ana e drejtuesve të Juventus-it e ka shndërruar merkaton në një “kakofoni” emrash, ndërsa gazetarët po heqin gradualisht dorë nga parashikimi i lëvizjeve të bardhezinjve.

Për sulmuesin Floro Flores u arrit marrëveshja, por tifozeria vendosi veton kundër kësaj lëvizje dhe drejtuesit janë detyruar që të kthejnë përsëri lojtarin në skuadrën e tij të origjinës.

Në këto kushte, objektivi rikthehet të jetë Luis Fabiano, ndërsa në mbrojtje vazhdon të kërkohet Barzagli. Nëse ky i fundit do të mbërrijë, atëherë do të largohet Legrottaglie.

Motta, De Ceglie, Traote, Grygera dhe Grosso janë të gjithë të shitshëm nëse mbërrin një ofertë. Së fundmi përflitet mundësia e blerjes së Nagatomo-s nga Cesena, futbollist që do të sillte përfitime të mira nga merkatingu në Japoni.

Çështje të tjera që kërkojnë një zgjidhje janë e ardhmja e Del Piero-s, Buffon-it dhe Amauri-së. Vazhdon interesimi edhe për rumunin Mutu, edhe pse Fiorentina është e vendosur që ta shesë lojtarin jashtë Italisë.

Top Channel