Starton “Australian Open”

17/01/2011 14:25

Ka startuar Grand Slam-i i parë i vitit, “Australian Open”, me fitoren e Roxher Federer, përball Slovak Lackos me rezultatin 3-0 me sete 6-1 6-1 6-3, një takim që zgjati vetëm 84 minuta në Rod Laver Arena të Melburnit.

Ka qenë një fitore e lehtë për ziceranin përball Lackos i cili renditet në vendin e 97-të në klasifikimin e përgjithshëm për meshkuj. Pengesa e Federer për të arritur rekordin e 4 grand slemeve në Australian Open është padiskutim Rafael Nadal, i cili nga ana e tij kërkon grand slemin e katërt rradhazi.

Edhe Endi Rodik ka kaluar në raundin e dytë të këtij turneu pasi ka fituar me rezultatin 6-1 6-2 6-2 përball tenistit çek Jan Hajek.

Ndërkohë Monflis nuk e ka pasur aq të lehtë kalimin për më tej përballë holandezit Baker, i cili fitoi dy setet e para 6-7 2-6, por më pas hasi në rezistencën e tenistit francez, numri 12 i renditjes së përgjithshme, i cili fitoi 3 setet e tjera me rezultatin 7-5 6-2 6-1.

Për femra Karolin Vozniaki dhe ish-kampionia Maria Sharapova kaluan të dyja për në raundin tjetër. Vozniaki fitoi përballë argjentinases Gizela Dulko me rezultatin 6-3 6-4 në një ndeshje që zgjati 100 minuta, ndërsa Sharapova mundi Tanasugarn me rezultatin 6-1 6-3, duke regjistruar kështu fitoren e parë në Australian Open që nga koha kur e fitoi këtë turne në vitin 2008.

Të thjeshtë e ka pasur kualifikimin dhe amerikania Venus Williams e cila mundi në ndeshjen e parë tenisten italiane, fituesen e Fed Cup, Sara Errarnin me rezultatin 6-3 6-2. Në mungesë të motrsës së saj Serena që është dhe kampionia në fuqi, Venus është e vetmja teniste amerikane në këtë turne mes 32 femrave pjesëmarrëse.

 

Top Channel