Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Florida, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness
Blerjet e reja të Skëndërbeut, Muzaka, Cikalleshi, Arapi, Idrizi dhe serbi Gjeorgjeviç u prezantuan sot, në një ceremoni madhështore në Korçë.
Ngjarja u zhvillua në stadiumin “Skëndërbeu”, përpara tifozerisë entuziaste të qytetit më të madh lindor të vendit.
Duke organizuar këtë eveniment, bardhekuqtë imituan ceremonitë madhështore të prezantimit të futbollistëve, të zakonshme në vendet europiane.
Me këto përforcime, klubi i drejtuar nga Shkëlqim Muça mund të konsiderohet si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion të Superligës Shqiptare.
Skëndërbeu zhvilloi fazën përgatitorë në Turqi dhe duket gati për t’u përballur me Tiranën në kryeqytet, të hënën e ardhshme.
Top Channel