Seria A, tratativat në zhvillim

17/01/2011 18:50

Dy javë përpara fundit të hapësirës së merkatos së janarit, rritet intensiteti i tratativave të të gjitha skuadrave të Serisë A, për të t’u përgatitur sa më mirë për pjesën e mbetur të sezonit.

Rrjeti informativ “Mediaset”, përmblodhi të gjithë tratativat që janë duke u bërë ndërkohë, në faqen zyrtare të internetit.

Milan – Raportohet shumë pranë mbyllja e tratativave me Lazzari-n, mesfushorin e Cagliari-t. Përforcimi tjetër që po kërkohet është në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Criscito duket objektivi i preferuar. Është konfirmuar në verë mbërritja e talentit argjentinas Lamela.

Inter – Është ndërlikuar së tepërmi misioni për Sanchez-in e Udinese-s, të paktën për tani në janar. Oferta e Inter-it është prej 18 milion eurosh, plus Biabiany. Është shtuar interesi edhe për Ramirez-in e Bologna-s. Leonardo i ka tërhequr ndërkohë vëmendjen klubit edhe për të rinjtë Piazon e Ganso të San Paolo.

Juventus – Floro Flores është pranë mbërritjes në formë huazimi, por nuk braktiset as pista e Luis Fabiano-s. Storari kërkon largimin dhe destinacioni i mundshëm është Genoa. Do të qëndrojë Sissoko deri në qershor, ndërsa me Del Piero-n pritet të nisin së shpejti bisedimet.

Roma – Mexes është vendosur në qendër të vëmendjes së shumë klubeve dhe pakujdesia e Roma-s, që nuk mbylli marrëveshjen e me të përpara se të afroheshin gjashtë muajt e fundit, lejojnë francezin të bisedojë me këdo. Vucinic kërkon të largohet pas zënkave me trajnerin Ranieri. Dori, Rosi e Taddei pranë largimit.

Pretendentët e tjerë – Napoli është përqendruar tek Ruiz i Espanyol-it, ndërsa mbyllja e sezonit të Grava-s afron me klubin Ogbonna-n e Torino-s, i cili vlerësohet rreth 7-8 milion euro.

Për Lazio-n, gjithmonë e më pranë Sculli. Do të qëndrojë Kozak pas golit vendimtar ndaj Samp-it, ashtu si Diakite. Në merkato është vendosur Foggia dhe për të është i interesuar Torino.

Përsa i përket Palermo-s, merkato është përqendruar rreth repartit ofensiv. Amauri dhe Maccarone janë vendosur në objektiv, por edhe Kasami i Cagliari-t. Një goditje të madhe mund ta ofrojë dhe një skuadër e përfshirë në luftën për mbijetesë, si Brescia. Lombardët po punojnë për të siguruar Camoranesi-n.

Top Channel