IFFHS: Webb, arbitri më i mirë

17/01/2011 12:55

Arbitri anglez Howard Webb, i cili drejtoi ndeshjen finale të botërorit “Afrika e Jugut 2010”, është përzgjedhur si arbitri më i mirë i vitit 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Ravshan Irmatov (Uzbekistan) dhe Massimo Busacca (Zvicër) renditen në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.

39-vjeçari Webb, është i pari arbitër anglez që merr këtë çmim nga IFFHS. Sipas këtij organizmi, anglezi ka pasur “paraqitje të shkëlqyera në kampionatin anglez, Ligën e Kampioneve dhe ndeshjet ndërkombëtare kështu që performanca jo dhe aq e mirë në finalen e botërorit nuk ndikon shumë”.

Ja renditja e dhjetë arbitrave më të mirë për vitin 2010:

1.    Howard Webb (ENG) 189 Pikë
2.    Ravshan Irmatov (UZB) 128
3.    Massimo Busacca (SUI) 90
4.    Frank De Bleeckere (BEL) 63
5.    Viktor Kassai (HUN) 60
6.    Benito Armando Archundia (MEX) 44
7.    Wolfgang Stark (GER) 40
8.    Hector Walter Baldassi (ARG) 31
9.    Jorge Luis Larriondo (URU) 29
10.    Roberto Rosetti (ITA) 25

Top Channel