Golden Globe, veshjet që befasuan
17/01/2011 16:15
Aktoret Angeline Jolie, Anne Hathaway dhe Mila Kunis ishin ato që shkëlqyen më shumë në tapetin e kuq të ceremonisë së “Golden Globe” në Los Anxhelos.
I shkëlqyer edhe fustani i gjatë i Eva Longoria-s, në një mbrëmje ku shumë prej yjeve femërore të pranishme u paraqitën me veshje aspak të veçanta dhe me modele të vjetra.
Julia Stilles dhe Michelle Williams fituan çmimet e veshjes më të keqe, e para me një fustan që do të ishte i përshtatshëm për një moshë më të madhe dhe e dyta me një veshje që nuk i puthitej pas trupit.
Befasuese Dame Helen Mirren, me varësen e saj me diamantë, me vlerë prej mbi një milion dollarë.
Top Channel