Cruyff: Mourinho, i paaftë të krijojë lojtarë

17/01/2011 18:30

Legjenda e futbollit holandez dhe atij katalanas, Johan Cruyff, u lëshua në një sulm ndaj trajnerit të Real-it, Jose Mourinho-s, të cilin e cilësoi si të paaftë për të zhvilluar futbollistët e rinj të skuadrave që drejton.

”Nuk jam i befasuar që Real-i është hedhur në merkato për të siguruar një sulmues”, deklaroi Cruyff në të përditshmen sportive “AS”. “Mourinho asnjëherë nuk sheh brenda asaj që ka në skuadër. Nuk mbaj mend që ai të ketë krijuar ndonjë lojtar, duke e marrë nga skuadrat zinxhir”.

Holandezi vazhdoi: “Askush nuk mund të mohojë aftësitë e mrekullueshme të tij si trajner, por Mourinho ka patur edhe fatin që ka drejtuar dy skuadra si Chelsea apo Inter-i, ku presidentët i dhanë dorë të lirë për të blerë cilët lojtarë dëshironte”.

Top Channel