Contador nuk do të marrë pjesë në Tur

17/01/2011 20:55

Çiklisti spanjoll, Alberto Contador, nuk do të marrë pjesë në Turin e Francës, deklaroi një antar i lartë i Komisionit Antidoping Botëror.

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për pozitivitetin e fituesit të tre Tureve të Francës, Pedersen, komisari antidoping i Federatës Ndërkombëtare tha: “Nga informacionet që kemi besohet se Contador-i ka dhunuar rregullat dhe duhet të ndëshkohet me dy vjet pezullim. Besoj se nuk mund të marrë pjesë në Tur”.

Contador-i ka këmbëngulur gjithmonë në pafajësinë e tij, ndërsa i ka hedhur fajin për rezultimin si pozitiv, mishit të infektuar. Nëse shpallet fajtor, spanjollit mund t’i hiqet edhe titulli i fundit i fituar në Francë.

Top Channel