Barcelona, gjysëm kampionati rekord

17/01/2011 18:05

Barcelona fitoi titullin e kampionit të dimrit në përfundimin e fazës së parë të kampionatit spanjoll dhe vendosi një rekord të ri me paraqitjet e realizuara në 19 ndeshjet e deritanishme.

28 janë ndeshjet radhazi të Barçës pa pësuar humbje, ndërsa titulli honorifik i kampionit të dimrit është fituar 21 herë të tjera prej katalanasve. Megjithatë, ata asnjëherë nuk kishin mundur të bënin diçka të tillë me një diferencë të tillë ndaj kundërshtarëve.

52 pikët nuk ishin grumbulluar asnjëherë kaq shpejt prej skuadrës, ndërsa 28 ndeshje pa humbje përmirësojnë rekordin e 27 të tillave të sezonit 1973-74. (rekordi i Real-it është prej 26 ndeshjesh pa humbje në sezonin 1960-61).

Ligji i “kampiones së dimrit” ka rezultuar pothuajse gjithmonë efikas në vitet e fundit, me skuadrën që ka përfunduar në vendin e parë në fundin e fazës së parë, pothuajse gjithmonë kampione në fund të vitit.

Në dhjetë sezonet e fundit, shtatë herë skuadra e përfunduar në krye në gjysmën e kampionatit ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.

Top Channel