Barça “arratiset” në krye

17/01/2011 08:30

Barcelona mund Malaga 4-1 ndërsa Real Madrid nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në fushën e Almeria (1-1) në javën e 19-të të Primera Division.

Iniesta, Villa (2 gola) dhe Pedro janë autorët e golave për ekipin blaugrana në një tjetër spektakël futbolli në Camp Nou.

Granero është golshënuesi për ekipin e Real Madrid në ndeshjen ndaj Almeria, pas golit të Ulloa për vendasit.

Madrilenët mund të kishin shënuar në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, kur Cristiano Ronaldo godet traversën nga një goditje dënimi në kufijtë e zonës.

Renditja e re: Barcelona 52 pikë, Real Madrid 48.

Top Channel