Inter, tjetër fitore

16/01/2011 08:00

Inter ka mundur thellë 4-1 Bolonjën në javën e 20-të të Serisë A.

Për trajnerin e ri zikaltër Leonardo, vazhdon seria e fitoreve. Ajo e djeshmja ishte fitorja e katërt në katër ndeshje në pankinën e Inter.

Stankovic zhbllokon rezultatin në minutën e 20-të, ndërsa Mlito e dyfishon atë në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë, Eto’o shënon dy gola (’63 dhe ’68).

Për Bolonjën shkurton diferencën Gimenez në minutën e 77-të.

 

Top Channel