Victoria shfaq shenjat e para të shtatzanisë

15/01/2011 14:30

Disa ditë pasi deklaroi se është shtatzanë, Victoria Beckham mund të duket me sy të lirë që është duke pritur një fëmijë të katërt.

Ndërsa 36-vjeçarja duhet të paraqitej në një takim, fytyra e saj dukej e zbehtë, ndërsa një sy i kujdesshëm është në gjendje të shikojë barkun që ka filluar të fryhet.

Përveç fëmijës në ardhje, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares angleze të futbollit mund të duket e lodhur edhe për shkak të punës intensive që ka vazhduar të bëjë, përsa i përket linjës së re të modës që po krijon.

Çifti Beckham ka tre djem, Brooklyn 11-vjeçar, Romeo-n 8-vjeçar dhe Cruz-in 5-vjeçar, prandaj nuk është e vështirë të imagjinosh se ata shpresojnë që fëmija i radhës të jetë një vajzë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta