Van Nistelrooy mund të rikthehet në Madrid

15/01/2011 10:30

Sulmuesi holandez Ruud Van Nistelrooy mund të jetë emri surprizë për sulmin e Real Madrid-it, zbuloi gjatë mëngjesit e përditshmja sportive “AS”.

Veterani 34-vjeçar luan për momentin në skuadrën e Hamburg-ut, por ai mbrojti për katër sezone deri në vitin 2010 fanellën e madrilenëve dhe nuk do të kishte nevojë për përshtatje me kampionatin spanjoll.

Ndonëse flitet edhe për shumë emra të tjerë rreth të cilëve gjigantët spanjollë mund të jenë të interesuar, ajo e Van Nistelrooy-t duket se është zgjedhja që ofron më shumë garanci.

Drejtori sportiv i klubit, Jorge Valdano pranoi se janë në merkato për një sulmues disa ditë më parë, por ai gjithashtu shtoi se tani po kërkojnë një zgjedhje afatshkurtër deri në fund të sezonit, ndërsa blerjet e mëdha do të shqyrtohen në verën e ardhshme.

Top Channel